Ordanovski: Rezultati i raundit të parë të presidencialeve është "pa drejtësi s'ka vota"

Maqedonia

Ordanovski: Rezultati i raundit të parë të presidencialeve është "pa drejtësi s'ka vota"

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:35
Sasho Ordanovski

Opinionisti Sasho Ordanovski përmes një artikulli autorial me titull "Pa drejtësi ska vota", ka shkruar se raundi i dytë presidencial do të vij dhe do të shkojë për dhjetë ditë, dhe siç qëndrojnë tani punët me përpjekjet të qeverisë dhe opozitës të motivojnë sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje, mundësitë të kemi një president të ri janë evidente.

Sipas tij partia opozitare VMRO-DPMNE është në përpjekje të madhe të dëshmon se humbja në rrethin e parë në fakt është fitore, edhe pse rezultati i tyre është mes më të këqijave në dy dekadat zgjedhore në Maqedoni.

"Nëse zgjedhjet ishin parlamentare, do të korrnin fitore bindëse kundër pushtetit, ndërsa nëse ishin lokale, fitorja do të ishte edhe më e madhe. Po të ishte gjyshja gjysh, Gordana do të ishte Stevo. Sipas matematikave të tyre të lumtura, nëse zgjedhjet do të ishin europiane, ndoshta do të kishin pasur më shumë deputet se CDU-ja gjermane. Por sepse janë presidenciale, me shumë mundësi do ti humbin", shkruan Ordanovski.

Ordanovski lidhur me partinë më të madhe maqedonase në pushtet, LSDM thotë se për këtë parti në test është koncepti për "Një shoqëri për të gjithë", që Zaev ia ofron shqiptarëve me ndërmjetësim të BDI-së. 

"Thonë që Ahmeti përsëri ka luajtur në mënyrë të ndryrë dhe se "prapa shpine" të Zaevit kanë qenë me Gruevskin. Ndërsa mua më duket se duhet të mësohemi në atë se  BDI nuk e ka forcën në terren sikur më parë. Njerëzit e kësaj partia ndoshta mundohen, por aq munden. Jo vetëm se BDI tani nuk janë të parët, por pikpyetje është nëse janë faktor i dytë me ndikim te shqiptarët e Maqedonisë", thotë ai. 

Ordanovski rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale e rrumbullakson me fjalën "pa drejtësi ska vota".

"Pa drejtësi ska vota" është rezultati në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Friksohem se kjo temë është më e madhe nga fshesa me të cilën Zaev mendon të pastron pas raundit të dytë zgjedhorë", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat