Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përforcon kontrollet inspektoriale

Maqedonia

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përforcon kontrollet inspektoriale

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:11
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Inspektorët për ushqim dhe veterinarët zyrtarë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, gjatë tre muajve të para të këtij viti kanë pasur 16.578 kontrolle, prej të cilëve 11.761 kanë qenë të rregullta, 1.464 të kontrolluara dhe 3.353 kontrolle të jashtëzakonshme.

Janë shqiptuar 1.769 masa. Janë dhënë 1.216 vendime, janë zbatuar 499 edukime me operatorët e ushqimit, janë shqiptuar edhe 5 dënime mandatare.

Si ushqim të pasigurt shërbimet inspoktoriale të Agjencisë, por edhe vetë operatorët, në tremujorin e parë të vitit 2019 kanë asgjësuar 68.806 kilogramë ushqim, ku pjesa më e madhe, përkatësisht 58.991 kilogramë ka qenë ushqim me prejardhje prej kafshëve.

Veterinarët zyrtarë në vendkalimet kufitare, në tremujorin e parë të këtij viti kanë kryer kontroll në 3.980 importime me 45.145.312 kilogramë ushqim që ka prejardhjen prej kafshëve.

Inspektorët e ushqimit në vendkalimet kufitare kanë kontrolluar 10.847 dërgime me 117.175.259 kilogramë ushqim me që nuk ka prejardhje nga kafshët. Në të njëjtën periudhë janë kryer 2.709 kontrolle të dërgesave me 23.245.151 kilogramë artikuj dhe materiale që hynë në kontakt me ushqimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat