Dimitrov nesër për vizitë pune në Hagë

Maqedonia

Dimitrov nesër për vizitë pune në Hagë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:19
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë pune në Hagë në Mbretërinë e Holandës.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov në Hagë do të ketë takime me homologun e tij Stef Blok, si dhe me përfaqësues të zyrës së kryeministrit holandez, të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të anëtarëve të Kuvendit.

Ministri Dimitrov do të ketë fjalime edhe para komitetit kuvendar për çështje evropiane, ku do ta prezantrojë përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së kaluar dhe gatishmërinë e vendit që të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat