Maqedonia e Veriut dhe Irani shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në turizëm

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Irani shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në turizëm

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:04
Mundësitë turistike dhe bukuritë e Iranit sot u prezantuan në Shkup

Mundësitë turistike dhe bukuritë e Iranit sot u prezantuan në Shkup. Ambasada iraniane para mediave i prezantoi destinacionet me të cilat Teherani zyrtar këmbëngul që të tërhiqen sa më shumë vizitorë nga vendi. Në Iran në të njëjtin muaj të vitit, siç u theksua, mundet që në njërën anë të vendit të bësh ski, dhe në anën tjetër të bësh plazh në rërë. Irani si një destinacion turistik tashmë për një kohë të caktuar është bërë gjithnjë e më i përhapur në ofertat turistike të agjencive në vend.

"Nuk kam asnjë dyshim se operatorët turistikë apo çdokush i përfshirë në këtë aktivitet kanë apo posedojnë informacione të mira për kapacitetet turistike të Iranit, por jam i bindur edhe në atë se takimet e tilla padyshim do të na ndihmojnë të njohim njëri-tjetrin në mënyrë që të fitojmë mundësi të reja”, Husein Kerimi, Ambasador i Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat