BDI: BFI është i vetmi institucion kompetent për zgjidhjen e çështjeve të brendshme brenda BFI-së

Maqedonia

BDI: BFI është i vetmi institucion kompetent për zgjidhjen e çështjeve të brendshme brenda BFI-së

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:17
Bashkimit Demokratik për Integrim

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se “BDI shpreh pakënaqësinë për mënyrë se si disa struktura tentuat sot të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë Fetare Islame”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular dhe pavarësia e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga BDI shtojnë se si parti politike japin mbështetja të plotë autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame duke vlerësuar se kompetent të vetëm për zgjidhjen e çështjeve të brendshme janë organet e BFI-së dhe askush tjetër.

“Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavarësinë e bashkësive fetare dhe t’i respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë Fetare Islame” thuhet në fund të reagimit të BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat