Aksion për pastrimin e deponive të egra në Shkup

Maqedonia

Aksion për pastrimin e deponive të egra në Shkup

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:41
Deponi

Me moton “Bëhu pjesë e një të ardhme të pastër”, ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup sot organizon aksion masovik për pastrimin e deponive të egra.

Aksioni do të zhvillohet në një kohë në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa në të do të përfshihen të punësuarit e ndërmarrjes, komunat dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, studentët nga të gjitha universitetet e Shkupit, përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe shkollat fillore dhe të mesme.

Qëllimi është që të rritet vetëdija publike për dëmin e hedhjes së mbeturinave dhe rrezikshmëria nga krijimi i deponive të egra që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë mjedisin jetësor dhe paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetare.

Fillimin e aksionit do të shënoj drejtori i NP “Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, në praninë e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ushtruesja e detyrës e ambasadores së ShBA-ve, ambasadori francez Christian Thimonier, kreu i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, kryetari i komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviq, përfaqësues të Odës ekonomike, profesorë dhe studentë të fakultetit Ekonomik, universiteti “Nëna Tereza” si dhe drejtorë të gjithë ndërmarrjeve publike pranë Bashkisë së Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat