Partitë shqiptare: Institucioni i BFI-së në vend është autonom, politika nuk duhet të përzihet

Maqedonia

Partitë shqiptare: Institucioni i BFI-së në vend është autonom, politika nuk duhet të përzihet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:46
Bashkesia Fetare Islame në Maqedoni

Partitë shqiptare nëpërmjet reagimeve dërguar në media thonë se institucioni i Bashkësisë Fetare Islame në vend është institucion autonom dhe të drejtat për zgjidhjen e çështjeve të brendshme i kanë organet e Bashkësisë Fetare Islame.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësinë e plotë për mënyrën se si disa struktura tentuan të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë Fetare Islame. Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular  dhe pavarësia e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë.
Si parti politike japim mbështetje të plotë autonomisë së bashkësisë fetare islame dhe vlerësojmë se kompetent të vetëm për zgjidhjen e çështjeve të brendshme janë organet e Bashkësisë Fetare Islame dhe askush tjetër.
Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavarësinë e bashkësive fetare dhe t’i respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame. BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqësisht politika vazhdon t’i fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi. Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykatës ndërmjet dy cikleve zgjedhore bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni. Aleanca për Shqiptarët insiston që  rasti  të zbardhet dhe opinioni te  informohet drejt. Ju përkujtojmë se Bashkësia Fetare Islame është institucion që i përket popullit dhe s’është vegël partish dhe qëllimesh politike.Shpresojmë shumë  që ky institucion do të gjej forcën  për të bërë ndryshimet e duhura dhe të domosdoshme, pa u bërë instrument i një strategjie të errët të ndonjë partie politike që kërkon të komandojë edhe Zotin”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët

“Pas incidentit të sotëm, kur pati një ndërhyrje në Bashkësinë Fetare Islame, e cila nga organet e saj legjitime u cilësua si joligjore, AlternAtivA konstaton se bëhet fjalë për një shkelje të pavarësisë institucionale të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe mosrespektim i organeve të saj legjitime, të zgjedhura komfor organizimit të saj të brendshëm. Nisur nga kjo, Alternativa – duke i respektuar standardet e shtetit shekullar – por duke qenë edhe e interesuar për mirëqenien e komunitetit mysliman në vendin tonë, kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe nga organet e rendit që ta respektojnë organizimin e brendshëm të bashkësive fetare dhe të mos lejojnë ndërhyrje, që e rrënojnë harmoninë ndërfetare dhe jetën fetare të besimtarëve, në këtë rast të besimtarëve myslimanë”, thuhet në reagimin e Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat