Misajllovski: VMRO 53 deputetë, LSDM 40 dhe Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët 12

Maqedonia

Misajllovski: VMRO 53 deputetë, LSDM 40 dhe Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët 12

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:09
Vllado Misajllovski

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski thotë se “VMRO-DPMNE u rikthye dhe se kjo parti s’është vetëm parti politike, por gjen në thuajse gjithë maqedonasit”.

“VMRO-DPMNE u rikthye. LSDM fundoset. Nëse pushteti pranon zgjedhje të parakohshme kuvendare opozita do të fitojë më 10 deputetë më shumë”, thotë Vllado Misajllovski.

Nëse kemi zgjedhje të këtilla, shton ai, VMRO formon qeverinë e re dhe se gjatë zgjedhjeve të parakohshme kuvendare presim më shumë vota dhe fitore më të madhe.

“Me këto simulime, ne kemi rreth 53 deputetë, ndërsa LSDM do të kishin fituar 40 deri 43 deputetë” tha Misajllovski duke thënë se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa formojnë koalicion do të fitonin 12-13 deputetë.

Ai ceku se fushata e VMRO-DPMNE-së ka qenë korrekte dhe e ndershme me takime me qytetarë në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat