Buzaku nuk tregon kush i falsifikoi procesverbalet

Maqedonia

Buzaku nuk tregon kush i falsifikoi procesverbalet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:44
Skender Buzaku

Skender Buzaku, reisi i shpallur me një vendim të Gjykatës Shkupi 2, edhe pse një ditë më parë premtoi, të mërkurën nuk u paraqit në zyrat e BFI-së. Megjithëse nuk përgjigjet drejtpërdrejt në akuzat për falsifikim të procesverbaleve ku thuhet se Rexhepi ka dhënë dorëheqje, ai këmbëngulë se vendimi i Gjykatës Shkupi 2 është valid.

“Nuk presim ne që Sulejman Rexhepi të thotë diçka të mirë, të gjitha procedurat e brendshme edhe aktet janë respektuar në mënyrë demokratike dhe Gjykata ka marrë vendim. Të gjitha aktet e brendshme çka është dashur të respektohen, janë respektuar. Kështu që, ai që ka ankesa mund të bëjë ankesa. Unë tanimë jam reis”, ka thënë për KOHA, Buzaku.

Në pyetjen se pse nuk është në zyre nëse është reis legjitim, Buzaku përgjigjet: “Do të bëjë padi për masë të përkohshme që të më jepet mundësia që të vazhdojë punën në objekt. Por nuk luftohet për objekt, por luftohet për procedurë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat