Nga VMRO-DPMNE: Ngjarjet në BFI janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare

Maqedonia

Nga VMRO-DPMNE: Ngjarjet në BFI janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:44
Igor Janushev

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i vlerësoi ndodhitë e fundit si skandaloze dhe OBRM-PDUKM i në mënyrë i dënon.

“Ajo që e pamë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare që për Republikën e Maqedonisë si shtet sekular kjo është e papranueshme”, tha Igor Janshev.

Janushev rikujtoi se në të kaluarën nënkryetari i LSDM-së jepte kualifikime për kreun e BFI-së me çka e quante rezil, të keq dhe arushë e mbrojtur. “Këtë ndërhyrje e dënoj dhe presim nga institucionet kompetente që në fakt erdhën me porosi dhe bënë atë që e pamë dje të tërhiqen dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhen e plotë të rastit”, tha ai.

Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM pajtohet me qëndrimin e Sulejman Rexhepit i cili vazhdon të jetë në krye BFI-së se këto ngjarje ndikojnë për shkak të rezultatit të dobët nga pushtet, Janushev tha se gjithçka që ndodh në periudhën e fundit është rezultat i dëshpërimit nga LSDM.

“Ne disa herë u potencua në të kaluarën se ajo çfarë ndodh në periudhën e fundit posaçërisht në periudhën e fundit të këtyre muajve para zgjedhjeve është dëshpërimi i LSDM-së dhe pushtetit. Duke pasur rejtingun e ulët, ata përpiqen të t’i përdorin të gjithë instrumentet e pushtetit në çdo mënyrë dhe të ndikojnë ndaj secilit”, tha Janushev duke thënë se trysnitë vazhdojnë edhe pse nga OBRM-PDUKM kanë raportuar se secilën ditë ka trysni, kërcënime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat