Vaksinim sot në shkollat e Kumanovës për 10.000 nxënës

Maqedonia

Vaksinim sot në shkollat e Kumanovës për 10.000 nxënës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:22
Vaksinim

Filloi vaksinimi në terren në shkollat e Kumanovës. Jehonë të mirë ka në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” ka informuar pediatrja specialiste Valentina Bogoevska-Dimitrievska.

“Do të vazhdojmë me vaksinimin në terren në të gjitha shkollat, për shkak të epidemisë së shpallur, t’i vaksinojmë ata të cilët nuk janë vaksinuar në terminet e rregullta. I kontrollojmë librezat shëndetësore, dhe konfirmojmë se kush nuk është vaksinuar të vaksinohet” , deklaroi mjekja BogoevskaDimitrievska. Drejtoresha e shkollës, Marina Manojlovska, theksoi se shkolla ka marrë udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga MASH se duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar nga fruthi.

“Gjithmonë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me ekipin e vaksinave dhe sot pa ndërprerë zbatohet vaksinimi në terren” , deklaroi Manojlovska.

Sipas të dhënave të ekipit të vaksinave, me vaksinë kundër fruthit duhet të përfshihen 570 fëmijë në nivel të Kumanovës. Megjithatë, në Kumanovë ka vetëm një ekip i cili është përfshirë në vaksinimin në terren dhe në vaksinimin e rregullt.

“Arrijmë vetëm një ekip të shkojë nëpër shkolla dhe t’i vaksinojë fëmijët ose rreth 10.000 nxënës” , deklaroi mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat