Deputetët pa debat miratuan Ligjin për Këshillin Gjyqësor në Maqedoni

Maqedonia

Deputetët pa debat miratuan Ligjin për Këshillin Gjyqësor në Maqedoni

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:00
Kuvendi

Me gjithsej 62 vota “për”, pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, deputetët sot pasdite në lexim të tretë e sollën Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me kërkesë të kryetarit Talat Xhaferi, ky ligj u miratua pa debat, pasi siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, foltorja nuk duhet të keqpërdoret në fushatë zgjedhore.

Sipas Ligjit, Këshilli Gjyqësor është organ i pavarur i gjyqësisë, e siguron dhe garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor, përmes realizimit të funksioneve të veta në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas nenit 3 të Ligjit, ndalohet organizimi politik dhe veprimi në Këshill. Anëtarët e Këshillit në ushtrimin e funksioneve të Këshillit nuk guxojnë të realizojnë aktivitete partiake. Këshilli me punën e vet pamundëson ndikim politik ndaj gjyqësisë.

Kuvendi gjithashtu në kuadër të seancës së 95-të solli edhe ligje, të cilat presidenti Gjorge Ivanov paraprakisht me dekret refuzoi t’i nënshkruaj.

Janë shqyrtuar edhe disa kërkesa për interpretime autentike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat