Ministri Ademi mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“

Maqedonia

Ministri Ademi mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:12
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“, i cili realizohet me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Ministri i Kulturës para mysafirëve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Tulin Erkal Kara, ambasadore e Republikës së Turqisë në vendin tonë, profesorëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të tjerëve, theksoi se ky manifestim do të jap një impuls të rëndësishëm dhe do të hap shumë mundësi të reja të bashkëpunimit ndërmjet produksioneve të filmit, për t’i shkëmbyer artistët dhe regjisorët dhe për t’i shkëmbyer përvojat ndërmjet të dyja vendeve.

„Jam i bindur se shkëmbimi i energjisë kreative me publikun tonë, i cili di t’i dallojë vlerat e vërteta, është njëra nga dobitë më të mëdha për të gjithë autorët të cilët do të jenë pjesë e këtij manifestimi“, tha ministri i Kulturës.

Në kuadër të manifestimit „Java e filmave turq“, dashamirët e artit filmik deri më 26 prill do të mund të kënaqen në arritjet e filmit nga produksioni më i ri turk, në mesin e të cilave edhe filmi „Ballkajmak“ të regjisorit Onur Tan, i cili është incizuar në vendin tonë. Në projeksionet, mysafirë do të jenë regjisorët dhe aktorët e filmave të shfaqura, ndërsa do të organizohet edhe punëtoria e kinematografisë në të cilën emrat e njohur në fushën e artit filmik nga të dyja vendet do të kenë mundësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat