Shoferi dhe pronari i “Durmo Tours” lirohen nga paraburgimi

Maqedonia

Shoferi dhe pronari i “Durmo Tours” lirohen nga paraburgimi

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:41
Aksidenti tragjik

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e paraburgimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aksidentua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak.

Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.

Nga Prokuroria në ankesë thonë se kjo do të thotë shkelje dramatike e parimit të sigurisë juridike.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.

Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours” jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat