VMRO: Kompanitë e funksionarëve të pushtetit marrin tenderë në katër sy

Maqedonia

VMRO: Kompanitë e funksionarëve të pushtetit marrin tenderë në katër sy

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:09
VMRO DPMNE

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se bizneset e qytetarëve po shuhen, pasi kompanitë e funksionarëve të pushtetit marrin tenderë në katër sy.

“Qytetarët jetojnë në telashe, fermerët presin dru, të sëmurët nuk mund të gjejnë ilaç, të rinjtë ikin si kurrë më parë. Republika e Maqedonisë po zhytet. Me Stevo Pendarovskin do të zhytet më tej. Prandaj është e nevojshme që qytetarët të dalin dhe të mbështesin masivisht Gordana Siljanovska Davkova”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski së bashku me BDI-në kanë marrë vetëm 42.84 përqind të votave të qytetarëve, ndërsa Siljanovska dhe kandidati i partive opozitare shqiptare kanë marrë rreth 53 përqind të votave.

“Ky është treguesi më i mirë se qytetarët ndjejnë se shteti ka ngecur. Shkojmë poshtë edhe në planin ekonomik edhe në planin demokratik. Shkojmë poshtë edhe në listën për korrupsionin edhe në shëndetësi e arsim”, shtojnë nga partia opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat