LSDM: Siljanovska është shembull tipik dhe simbol për nepotizëm

Maqedonia

LSDM: Siljanovska është shembull tipik dhe simbol për nepotizëm

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:27
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media akuzon Gordana Siljanovskën se kur ishte ministre në Qeverinë e parë politike nga pavarësia, në vitet e nëntëdhjeta, bashkëshorti i saj kishte marrë biznes me “free shop”.

“Siljanovska aspak nuk është “simbol i së drejtës dhe drejtësisë” por shembull tipik i një përfituesi tranzicioni dhe simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime. Në atë kohë Siljanovska përballej me kritikë të ashpër pikërisht nga deputetët e VMRO-së”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qytetarët nuk do të lejojnë personalitete të pandershme dhe të pasinqerta, simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime, të humbur në politikë që të qëndrojnë në krye të shtetit.

“Më 5 maj qytetarët do të dërgojnë porosi të qartë, do të zgjedhin progres, të ardhme të sigurt, njeri të ndershëm dhe të sinqertë, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin për president!”, shtojnë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat