KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar

Maqedonia

KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:16
KSHZ

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi të anulojë votimin në dy vendvotime në Kavadar për shkak të mos-përputhjes së numrit të personave të regjistruar në listë se kanë votuar dhe fletëve të votimit në kuti. Bëhet fjalë për vendvotimet 0684/1 dhe vendvotimin 0682, njofton Alsat.

Në vendvotimin 0684/1 ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar, kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal. KSHZ-ja mori edhe vendim për shkarkimin e tyre.

Në vendvotimin 0682 lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit ka votuar dhe më vonë është konstatuar se nuk është e regjistruar në atë vendvotim për shkak se ka ndryshuar adresën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat