“42 votues të nënshkruar, 82 fletëvotime në një vendvotim në Ohër”

Maqedonia

“42 votues të nënshkruar, 82 fletëvotime në një vendvotim në Ohër”

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:21
KSHZ

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat për votimet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në një vendvotim ka konstatuar parregullsi, gjegjësisht mospërputhje të personave të nënshkruar në listë dhe numrit të fletëvotimeve në kuti.

KSHZ ka konstatuar se në vendvotimin 1338 në Komunën e Ohrit janë dhënë nga dy fletëvotime për president dhe kryetar komune, ndërsa votuesit janë nënshkruar vetëm në listën për zgjedhjet lokale.

Anëtarja e KSHZ-së Radica Risteska tha se bëhet fjalë për një vendvotim në fshat, ku sipas saj, bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm, pasi siç tha, është korrigjuar nga bordi zgjedhor.

Ajo kërkoi të numërohen publikisht votat për kandidatët për president që të vërehet dallimi, pasi siç tha, në listë ka pasur të nënshkruar 42 votues, ndërsa në kutinë e votave për president kanë qenë 82 fletëvotime.

Risteska tha se ky gabim ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve të dyfishta në Ohër, ku është votuar edhe për kryetar shteti edhe për kryetar komune.

KSHZ konstatoi se ka gjithsej 82 fletëvotime, prej të cilave 23 për Pendarovskin, 1 për Rekën dhe 51 për Siljanovskë, ndërsa 7 kanë qenë të pavlefshme.

Ankesa u pranua nga KSHZ, ndërsa votimi u anulua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat