Kiracovski: Të afërtit e mi do të tërhiqen nga vendet e punës

Maqedonia

Kiracovski: Të afërtit e mi do të tërhiqen nga vendet e punës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:27
Aleksandar Kiracovski

Sekretari i Përgjithshëm i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Aleksandar Kiracovski sot deklaroi se motra e tij Mirjana Josifovska dhe nëna e bashkëshortes së tij do të tërhiqen nga vendet e punës.

Reagimi i deputetit vjen pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev ndaj funksionarëve të partisë së tij të tërheqin të afërmit e tyre nga vendet e punës.

Më herët, të martën Komisioni për parandalimin e korrupsionit në mbledhje e vendosi Kiracovskin në krye të listës me raste për nepotizëm për punësimin e gjyshit të tij Borçe Popovski në ELEM Novaci, dhe motrën e Mirjana Josifovska në Qendrën për regjistër, si dhe nënën e bashkëshortes së Kiracovskit, Meri Popovska, që për Komisionin Anti-korrupsion përbën nepotizëm.

“Kërkova tërheqjen e familjarëve të mi nga vendet e punës për të cilat Komisioni Anti-korrupsion gjen indikacione, edhe pse s’kam të drejtë për këtë, për arsye se nuk kam ndikuar te punësimi i tyre. Nga vendi i punës, që s’ka asnjë ndërlidhje me nepotizëm, po tërhiqet edhe motra ime, Mirjana Josifovska dhe nëna e bashkëshortes time. Me vullnet të tyre, si vendim i tyre personal. Privilegjet, partizimi dhe nepotizmi nuk janë vlera të LSDM-së, as të që do të jenë vlera të mia”, tha mes tjerash Kiracovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat