Kërkohet përgjegjësi për nepotizmin, ndryshimet kadrovike paralajmërohen pas zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Kërkohet përgjegjësi për nepotizmin, ndryshimet kadrovike paralajmërohen pas zgjedhjeve presidenciale

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:15
Qeveria e RMV

Kryeministri Zoran Zaev dje kërkoi përgjegjësi politike dhe profesionale nga funksionarët pas indikacioneve nga Komisioni Antikorrupsion për ndikim në nepotizëm gjatë punësimeve të caktuara, ndërsa njëkohësisht bëri thirrje për tërheqje urgjente nga vendet e punës të personave të cilët ishin punësuar në atë mënyrë.

Me qëndrim të ngjashëm dolën edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Sipas Zaevit, Komisioni Antikorrupsion ka treguar se është sistem dhe se përfundimisht kemi sistem që funksionon pa marrë parasysh se a iu pëlqen kjo politikanëve ose jo.

“Në Antikorrupsion ka komente konkrete ku nuk ka nepotizëm, ndërsa kemi edhe komente konkrete ku ka pasur ndikim për nepotizëm. Prej këtu kërkoj tërheqjen dhe drejtpërdrejt, si kryetar i Qeverisë, u jap urdhër institucioneve qeveritare që personat të cilët janë punësuar në atë mënyrë menjëherë t’u ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe të tërhiqen mbrapa. Kërkoj përgjegjësi politike dhe profesionale nga të gjithë ata”, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se deri më 5 maj nuk mund të shkarkoj ministra sepse ka ndalesë ligjore.

Sheqerniska, nga ana e saj, theksoi se e kanë pranuar porosinë nga qytetarët, dhe se do të ketë ndryshime kadrovike menjëherë pas zgjedhjeve.

Shilegovi, iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e ndëshkojnë shtetin, nëse vlerësojnë se LSDM-ja duhet të ndëshkohet.

Ai shprehu shpresë dhe bindje se zgjedhjet në maj do të jenë korrekte dhe demokratike siç ishin në rrethin e parë. Pasi ta zgjedhim presidentin, pastaj është çështja e partisë sonë politike për vërtetimin e përgjegjësisë individuale për bartësit e funksioneve”, tha Shilegov.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në nëntë, prej 18 rasteve të shqyrtuara, vërtetoi se kishte pasur ndikim gjatë punësimit të familjarëve të funksionarëve. Në të gjitha këto rastet kishte ndryshime në aktet për punësim ose në kriteret në shpalljet që ata të përgjigjen për kandidatin i cili duhej të punësohej, i cili ishte në lidhje familjare me funksionar.

Në mesin e rasteve ku ishte vërtetuar nepotizëm janë përfshirë familjarë të ministrave të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe i Kulturës, Asaf Ademi. Pastaj të deputetëve të LSDM-së, Aleksandër Kiracovski, Kostadin Kostadinov dhe Mira Stojçevska. Rast të nepotizmit ishte zbuluar edhe te kryetari i Prilepit, Ilija Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat