Partia Liberale sërish kërkon të ndalohet tregtia gjatë festave dhe të dielave në Maqedoni

Maqedonia

Partia Liberale sërish kërkon të ndalohet tregtia gjatë festave dhe të dielave në Maqedoni

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:02
Shporta

Partia Liberale e Maqedonisë ka përsëritur kërkesën e saj për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, që të bëhen ndryshime në Ligjin për tregti, me të cilat kërkon që të ndalohet tregtia me shumicë dhe pakicë gjatë ditëve të diela dhe festave.

Ata propozojnë të ndryshohet neni 25 i Ligjit për tregti, me çka shitoret që gjenden në ndërtesa kolektive rezidenciale dhe ndërtesat afariste nuk mund të fillojnë punën para orës 06:00 dhe duhet ta përfundojnë në orën 16:00.

Në këtë mënyrë, nga PLD, thonë se do të krijohen kushte për punë në sektorin privat, ndërsa qytetarët do të kenë më shumë kohë për të afërmit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat