Pendarovski para Siljanovskës, VMRO-DPMNE para LSDM-së, thotë anketa e re e "Marketvision"

Maqedonia

Pendarovski para Siljanovskës, VMRO-DPMNE para LSDM-së, thotë anketa e re e "Marketvision"

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:20
Siljanovska dhe Pendarovski

Anketat para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale tregojnë më shumë epërsi të kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovskit kundrejtë kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, transmeton Zhurnal.  Nëse para raundit të parë dallimi ishte jo aq i madh, anketa e agjencisë "Market Vision" që ka publikuar mkd.mk, këtë herë tregon se 7 % është dallimi në favor të Pendarovskit. 

Hulumtimi në fjalë tregon se më shumë anketues (22%) janë deklaruar se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të votojnë për Stevo Pendarovskin, kundrejt 15.9% të cilët janë deklaruar se votën e tyre do ta japin për Gordana Siljanovska-Davkova të VMRO-DPMNE-së. 

Por pothuajse gjysma (47.7%) nga të anketuarit refuzojnë të tregojnë se për cilin kandidat do të votojnë, përderisa 14.3% u deklaruan se nuk do të dalin të votojnë. Kjo do të thotë se përmbushja e censusit të paraparën për raundin e dytë prej 40% mbetet e pasigurt. 

Sipas etnikumit të votuesve, 0.2% nga të anketuarit shqiptarë thanë se do të votojnë për Siljanovskën, ndërsa 8.1% për Pendarovskin. 

Lidhur me reitingun  e partive politike, partitë maqedonase nga Qeveria dhe pushteti janë pothuajse me reiting të njejtë. Anketa tregon se VMRO-DPMNE udhëheqë me 14.9% ndërsa për LSDM-në 14.3%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat