“Mandati i Ivanovit përfundon në maj, pavarësisht censusit në raundin e dytë”

Maqedonia

“Mandati i Ivanovit përfundon në maj, pavarësisht censusit në raundin e dytë”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:20
Gjorge Ivanov

“Pas përfundimit të mandatit të presidentit, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin. Kjo mund të ndodh vetëm nëse ka luftë ose gjendje të jashtëzakonshme në shtet, ndërsa kjo është procedurë për të cilën duhen dy të tretat e votave. Për këtë arsye qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm që të sigurohet censusi zgjedhore, që nuk është edhe aq i paarritshëm”.

Këtë e tha në një deklaratë për AIM, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski. Ai thekson se presidenti aktual i vendit Gjorge Ivanov, në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar i shtetit.

“As Shën Jovani nuk mund ta kthejë Ivanovin në funksion. Nëse nuk arrihet censusi zgjedhor, kryetar shteti do të jetë kryetari i Kuvendit, por vetëm në kryerjen e detyrave që janë të patjetërsueshme të bëhen nga presidenti, deri në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri”, tha Ivanovski.

Ai tha se është e patjetërsueshme, edhe nga aspekti juridik, edhe politik dhe qytetar të arrihet censusi dhe të mbarojë procesi i zgjedhjes së kryetari të ri të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat