Fundjava festive pritet të mbush me turistë qytetin e Ohrit dhe Strugës

Maqedonia

Fundjava festive pritet të mbush me turistë qytetin e Ohrit dhe Strugës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:17
Turistë në Ohër

Nëse kushtet klimatike janë të qëndrueshme, do të plotësohen të gjitha parakushtet për fundjavë festive në qytetin e Ohrit dhe të Strugës.

Informacionet rreth rezervimeve në kapacitetet akomoduese tregojnë se të gjithë hotelet dhe objektet për akomodim do të jenë thuajse të mbushura. Këtë e konfirmojnë nga Asociacioni i Hoterlierëve të Maqedonisë, prej ku thonë se objektet do të jenë të mbushura në 90 përqind të kapaciteteve.

Më shumë mysafirë në Ohër pçritet të ketë nga vendi dhe nga shtetet fqinje, ndërsa pritet të vijnë qytetarë edhe nga shtetet tjera ballkanike.

Festa e Pashkëve këtë vit, si dhe festa e 1 Majit, konsiderohen si hapje e sezonit turistik, data në të cilat pritet të mbërrijnë grupet e para të organizuara të turistëve.

Nga Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit, presin numër të madhe të turistëve, sidomos nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat