Vaksinimi me MRP vaksinën do të ndërpritet gjatë festave

Maqedonia

Vaksinimi me MRP vaksinën do të ndërpritet gjatë festave

Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Vaksinimi në terren do të ndërpritet gjatë festave. Drejtori i Qendrës shëndetësore Shkup, Zlate Memdoviq deklaroi se gjatë ditës së vaksinimit janë hapur dy pika të vaksinimit, në Çair dhe Bit Pazar, që punonin vetëm në ndërrimin e parë. Përveç fundjavës, vaksinimi nuk do të zhvillohet edhe gjatë ditës së hënë për shkak të Pashkëve.

Procesi do të vazhdojë të enjten më 2 maj në qendrat shëndetësore. Memdoviq shtoi se në poliklinikat në Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Bukuresht vaksinimi do të mbahet në dy ndërrime.

Edhe krahas ditëve të pushimit, vaksinimi në terren përkatësisht në shkollat po zhvillohet me tempo të ulët. Shumë prindër vazhdojnë të refuzojnë fëmijët e tyre, madje për këtë vendim dhanë edhe deklarata të shkruara tek institucionet shëndetësore.

Sipas të dhënave të Shëndetit publik, gjatë kësaj jave janë regjistruar 95 raste të reja me fruth, me çka numri u rrit në 1.175 persona.

Shumica prej tyre janë nga Shkupi dhe nuk janë vaksinuar. Sipas epidemiologëve, ende ekziston rrezikshmëria e zgjerimit të fruthit për shkak se 14.000 fëmijë deri në moshën pesë vjeçare ende nuk kanë marrë MRP vaksinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat