Sela: Qytetarët vendosin vetë nëse do të votojnë dhe për kë do të votojnë

Maqedonia

Sela: Qytetarët vendosin vetë nëse do të votojnë dhe për kë do të votojnë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:39
Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaron se qytetarët janë të lirë që të vendosin se kë do ta votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend.

I ftuar në emisionin “360 shkallë” në Alsat-M, Sela thotë se nuk duhet që partive t’u drejtohen për votat, por qytetarëve.

“Duket se politikanët nuk e kanë kuptuar porosinë, nuk duhet t’u drejtohen partive, por qytetarëve. Ne nuk biem nën ndikimin e fjalëve të bukura që dikush i thotë për ne”, shprehet Sela.

Sela nuk tregon nëse do të votojë më 5 maj, duke shtuar se kjo do të shihet në ditën e votimit.

Sipas tij, qytetarët do të vendosin se a do të votojnë dhe për kë do të votojnë. Ai bën të ditur se vendimin kryesor do ta marrin në seancën e kryesisë qendrore të partisë, në javën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat