Siljanovska mendon se më 5 maj do të festojë dhe se një grua do të bëhet kryetare shteti në Maqedoni

Maqedonia

Siljanovska mendon se më 5 maj do të festojë dhe se një grua do të bëhet kryetare shteti në Maqedoni

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:16
Gordana Siljanovska – Davkova

Kandidatja për kryetar shteti, Gordana Siljanovska – Davkova konsideron se në rrethin e parë të zgjedhjeve i ka frymëzuar mjaftueshëm qytetarët që të dalin të votojnë edhe në rrethin e dytë.

Ajo mendon se në rrethin e dytë do të jenë më të guximshëm ata që sipas saj, kanë përjetuar trysni.

“Mendoj se në rrethin e dytë zgjedhor do të jenë më të guximshëm ata ndaj të cilëve është kryer trysni, e gjithashtu mendoj se në rrethin e dytë ata që kishin dilema, të njëjtat i kanë zgjidhur”, shprehet Siljanovska.

Sipas saj, më 5 maj do të ketë arsye për festë, e pse jo një femër të jetë kryetare shteti për herë të parë.

“Rezultati është i qartë, mendoj se jemi në rrugë të drejtë dhe se më 5 maj do të kemi arsye për festë, e pse jo që për herë të parë një grua të fitojë në Maqedoni në zgjedhje presidenciale”, thekson kandidatja e opozitës.

Siljanovska shtoi se qytetarët e kanë fjalën e saj dhe se do të jetë pranë tyre, dhe se nuk do të harrojë se çdo gjë arrihet me mbështetjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat