Zaev të hënën në Berlin, do të takojë Merkelin dhe Macronin

Maqedonia

Zaev të hënën në Berlin, do të takojë Merkelin dhe Macronin

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:16
Zoran Zaev dhe Angela Merkel

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pasnesër (e hënë) do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit, në të cilin pritet të realizojë takime të ndara me presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zaev pritet të diskutojë me ta për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe do të tentojë t’i bind se pse Maqedonia e Veriut meriton të marrë datë për hapjen e negociatave.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Berlin Gjorgji Filipov, thotë se takimet e tilla shpesh sjellin rezultate dhe shton se fokusi i qeverisë është t’i bind se Maqedonia nuk duhet të vendoset në kuti me vendet tjera të rajonit.

Pritet që eurokomisari Johanes Hahn të mos merr pjesë në Samitin e Berlinit, pasi tema për zgjerimin e BE-së nuk është paraparë të jetë në rend dite.

Më herët Hahn ka thënë se shtyrja e dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, mund të shkaktojë pasoja dramatike në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat