“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërcënojnë me protestë

Maqedonia

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërcënojnë me protestë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:17
Kodra e Diellit

Dy muaj pas premtimeve se do ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit nuk ka asgjë konkrete. Drejtuesit e Nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” paralajmërojnë riaktivizimin dhe radikalizmin e protestave, por kësaj radhe përpara Qeverisë.

“Takimi me kryeministrin u bë në fillim të shkurtit dhe premtoi se javë më pas me një bord të tij do vij në kodër të Diellit, por kjo nuk u realizua. Ai premtoi edhe se projekti i studimit të fizibilitetit është në përfundim e sipër nga një Kompani austriake që ka përfaqësi në Shkup, ne kontaktuam kompaninë para ca ditësh morëm informatë se asgjë nuk ka të realizuar por as edhe që ka përpjekje për analizat që duhen bë. Do duhet të merren masa më radikale dhe do jemi para Qeverisë, dhe do mblidhemi në numër që tangojnë qytetarët e Kodrës së Diellit dhe Pollogut”, tha Hamdi Sulejmani, Nisma ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Nga Qeveria thonë se vonesat ndodhin për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Nga zyra për informim e ekzekutivit kanë paralajmëruar se pas presidencialeve, kryeministri Zaev do ta vizitoj Kodrën e Diellit ndërsa pas përfundimit të analizës nga ana e ELEM-it, do merren edhe masa konkrete.

Premtimi nuk është mbajtur as nga kompania ELEM, nga ku, në muajin mars duhej të hapet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëj analizën për Kodrën e Diellit. Të kontaktuar nga Alsat, në ELEM Turs që menaxhon me Kodrën e Diellit sërish premtojnë se analiza do të kryhet brenda ditësh.

Sipas drejtorit të ELEM Turs, Xhemali Jusufi, procedura për shpalljen e pritur për analizën financiare dhe studimin e fisibilitetit për Kodrën e Diellit është para përfundimit. Për momentin po bëhen korrigjimet përfundimtare të aspektit teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat