Kabineti i Xhaferit: Guri për ngjarjet e 27 prillit nuk është larguar nga Kuvendi

Maqedonia

Kabineti i Xhaferit: Guri për ngjarjet e 27 prillit nuk është larguar nga Kuvendi

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:49
Guri për ngjarjet e 27 prillit

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ka reaguar ndaj konferencës së Aleancës për Shqiptarët, prej ku kërkuan që guri me mbishkrimin “27.04.2017” të qëndrojë gjithmonë në hyrje të Kuvendit, e jo vetëm në përvjetorin e ngjarjeve të përgjakshme.

Nga Kabineti i Xhaferit thonë se guri i cili përkujton ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 qëndron në vendin e njëjtë, që nga viti i kaluar, kur edhe është vendosur.

Nga ASH sot në konferencë për shtyp thanë se kanë marrë premtim nga Talat Xhaferi se guri do të qëndrojë gjithmonë në hyrje të Kuvendit.

Ndryshe, në ditën e sotme para dy viteve, protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” me dhunë u futën në Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetetarët të cilët ndodheshin brenda. Më rëndë nga sulmet pësoi deputeti Ziadin Sela, i cili më pas edhe për disa ditë qëndroi në spital.

Theksojmë se pikërisht më 27 prill të vitit 2017 u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat