Përjetimet e gazetarëve në natën e 27 prillit? Shenjat ende gjenden në Kuvend

Maqedonia

Përjetimet e gazetarëve në natën e 27 prillit? Shenjat ende gjenden në Kuvend

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:50
Gazetari Kristijan Llandov ishte në detyrë ndërsa thotë se kameramani i tij ishte i sulmuar

Nuk ishte kështu qetë para dy viteve në sallën e konferencave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Turma e protestuesve që hyri në kuvend sulmoi edhe në sallën e konferencave për shtyp. Të parët u sulmuan kamermanët ku ishin vendosur menjëherë pas dyerve. Gazetarja Iskra Opetçevska ishte në Kuvend për të raportuar zhvillimet e fundit, por me të hyrë turma ajo u sulmua. Opetçevska kujton natën e tmerrshme që përjetoi dhe thotë se ende ndjen dhimbje nga sulmi fizik që iu bë para dy vjetëve.

“Ajo më së shumti që më habit është fakti se përveç dhunës fizike që përjetova, ku edhe sot e kësaj dite ndjej dhimbje në shpatullat, isha e sulmuar me karrike, që ne i quajmë karrike drejtorësh të cilat peshojnë ndoshta 10 kg. Para se të më gjuaj me karriken e rëndë personi që më sulmoi me tha po edhe ti do të vuash sepse po punon në televizion shqiptar. Unë atëherë punoja në Televizionin 21” tha Iskra Opetçevska Gazetare.

Gazetari Kristijan Llandov ishte në detyrë ndërsa thotë se kameramani i tij ishte i sulmuar, dhe se mundoheshin të gjejnë një mënyrë për tu larguar sa ma shpejt nga Kuvendi.

“U futën shumë njerëz nuk e dinim se çfarë po ndodh, e di që kolegu im Nikolla Ordevski kameramani ishte i sulmuar, kishte edhe gazetarë të tjerë ku ishin në panik si dhe kishte edhe gazetare që ishin shtatëzëna. E gjithë situata eskaloj për një kohë të shkurtër dhe filluam të largoheshim nëpër korridoret, të fshiheshim dhe kërkonim mënyrë se si të largohemi nga kuvendi” Krisijan Landov Gazetar .

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mlladen Çadikovski thotë se rreth 20 gazetarë ishin sulmuar edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të ekspozuar në torturë psiqike dhe fizike, kurse dy morën edhe lëndime të rënda.

Dhjetëra gazetarë atë natë e pësuan në mënyrë shumë të dhimbshme. Ishin nën kërcënime të vazhdueshme dhe të pamundësuar që ta kryejnë punën e tyre, të shqetësuar dhe të traumatizuar. Rreth 20 gazetarë ishin edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të ekspozuar në torturë psiqike dhe fizike, kurse dy morën edhe lëndime të rënda. 27 prilli edhe një herë tregoi se institucionet kanë trajtim të pabarabartë, sidomos Prokuroria, kur ishin lënduar gazetarë kundrejt politikanëve thotë Mlladen Cadikovski – SHGM.

Kryetari i SHGM-së tha se ka disa aktgjykime kundër dhunuesve që i sulmuan politikanët, por asnjë kundër atyre që i goditën gazetarët. Ai shton se SHGM-ja po tenton që përmes një bashkësie ndërkombëtare të donatorëve të sigurojë mënyrë që të gjithë gazetarët që gjatë asaj nate të vështirë për Maqedoninë, në çfarëdo mënyre përjetuan trauma, të munden që përmes procedurave gjyqësore ta dëshmojnë drejtësinë. Shenjat e dhunës nga turma, ende janë të pranishme në sallën e pres qendrës në Kuvend.

“Natën e 27 prillit siç e shihni këtë sallë këtu ishte e mbushur plot me protestues, ku sulmonin gazetarët dhe deputetët që ishin në këtë sallë. Nga dhuna që ushtrohej atë natë siç mund të shihet edhe pas dy viteve mund të vërejmë shenja që kanë mbetur.” Afrim Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat