Zaevi paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse nuk fiton Pendarovski

Maqedonia

Zaevi paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse nuk fiton Pendarovski

Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:31
Zoran Zaev

Portali MKD shkruan se Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar dje që vendi mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe këtë do ta përcaktojë rrethi i dytë zgjedhor.

Sipas tij, nëse nuk ndodh që të arrihet cenzusi, atëherë do të shpallen zgjedhje parlamentare.

Ai shprehet se në zgjedhje mund të shkohet edhe nëse nuk fiton kandidati Stevo Pendarovski.

“U reshtuam pas një kandidati të pavarur për kryetar shteti për të cilin presim ta kurorëzojmë në këtë pozitë në Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në këtë dhe kjo është dëshirë e imja, përkushtimi im dhe pritshmëria ime për shtetin e së ardhmes. Gjithësesi se për këtë vendosin qytetarët dhe nëse ata vendosin ndryshe, do të projektojmë një datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat