Zbulohet mashtrimi i madh, anketa e IRI-t që e nxjerr BDI-në të parën është e vitit të kaluar! (Dokument)

Maqedonia

Zbulohet mashtrimi i madh, anketa e IRI-t që e nxjerr BDI-në të parën është e vitit të kaluar! (Dokument)

Nga: B.S Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:03
Foto dokumenti

Se anketa e publikuar gjatë ditës së djeshme nga IRI është e vitit të kaluar e dëshmon edhe dokumenti i pubikuar në të cilin potencohet sakt viti i realizimit të anketës

Hulumtimi i Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI që është realizuar në disa shtete të rajonit në nëntorin e vitit të kaluar, si në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni, shkruan Botasot.info

Në Maqedoni janë intervistuar 1026 persona, kurse gabimi i rezultatit kalkulohet të jetë +/-3,21%.

Të pyetur nëse do të votonin në zgjedhje parlamentare, poqese do të organizoheshin këtë të dielë, 52% e qytetarëve kanë thënë se do të votonin, 19% kanë thënë se ndoshta do të votonin, 5% kanë thënë se ndoshta nuk do të votonin, 15% kanë thënë se sigurtë që nuk votojnë, e 9% nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, portalet e afërta me BDI-në dje filluan me të madhe të shpërndajn lajmin kinse ata vazhdojnë të mbesin favorit tek shqiptarët nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat