Së shpejti shpallen thirrjet për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Së shpejti shpallen thirrjet për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra punon në përgatitjen e shpalljeve të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore që është në pronësi shtetërore.

Bujqit do të mundet që të konkurojnë për marrje me qira në afat njëvjeçarë apo edhe shumëvjeçarë.

Shpallja do të publikohet pas zgjedhjeve presidenciale, ndërsa parashihet që mbi 15 mijë hektarë të jepen me qira në rajonet e Manastirit, Vallandovës, Vinicës, Velesit, Dellçevës, Demir Hisarit, Gjevgjelisë, Kriva Pallankës, Kërçovës, Kumanovës, Kavadarit, Koçanit, Krushevës, Negotinës, Sveti Nikoles, Radovishit, Resnjës, Tetovës, Strugës, Ohrit, Prilepit, Shtipit dhe rajone tjera.

Gjithashtu, Ministria në fjalë do të shpall edhe dy thirrje tjera, njëra për dhënie me qira të hapësirave nga tre e deri 1500 hektarë, dhe një shpallje tjetër për shitje të tokës bujqësore për ngritje të serrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat