PDSH vazhdon me aktivitetin e saj në kuadër të fushatës zgjedhore të raundit të dytë

Maqedonia

PDSH vazhdon me aktivitetin e saj në kuadër të fushatës zgjedhore të raundit të dytë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:11
PDSH takim në Tetovë

Kryetari Menduh Thaçi mbrëmë zhvilloi takim me shtabin e degës së Tetovës ,ku pasi i falemenderoi për angazhimin dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president, vuri në pah se tani duhet një angazhim maksimal nga të gjithë ne dhe në kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët të sqarohen dhe të binden për votimin e kandidatit të përbashkët qeveritar për president sepse me këtë përfundimisht parandalojmë influencën e politikave të Rusisë në këtë shtet.

Më tutje kryetari Thaçi theksoi se ne qartë jemi përrcaktuar për aleancë me SHBA, BE dhe NATO, prandaj me një votë masive të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë në këtë shtet për kandidatin e përbashkët qeveritar për president realizojmë një nga qëllimet tona strategjike dhe rrumbullaksojmë anëtarësimin në NATO dhe perfundimisht i japim një goditje poltikës ruse që tenton të instalohet në këto hapsira.

Gjithashtu në këtë takim mes shtabit të PDSH-së dega Tetovë dhe kryetarit z.Menduh Thaçi u zhvillua bashkëbisedim rreth këtij aktualiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat