Makraduli: Standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Makraduli: Standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:31
Jani Makraduli

Zv. ministri për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim hapësinorë, Jani Makraduli ka paralajmëruar se ekologjia mund të shkaktoj probleme në anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Makraduli thotë se standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së.

Sipas tij, të gjitha ministritë kanë gjithsej 22 milionë euro për projekte të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Mirëpo Makraduli shprehet se këto para nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur standardet e BE-së për pengimin e dëmeve nga emetimet në ajër, dhe se për këtë gjë nevojiten qindra miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat