Mickoski pret që më 5 maj të arrihet cenzusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Mickoski pret që më 5 maj të arrihet cenzusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:40
Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret që më 5 maj të ketë cenzus në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e veriut.

“Kryetar i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska – Davkova. Pres që të ketë cenzus më 5 maj”, i shpreh Mickoski për gazetarët.

I pyetur nëse do të merr përgjegjësinë mbi vete poqese kandidatja Siljanovska nuk e merr mbështetjen e popullit, ai thotë se Shtabi zgjedhor do të prezantojë raportin për gjithçka është punuar në zgjedhje, që më pastaj Komiteti qendror të vendos se çfarë do të bëjë më tutje partia, pra në cilin drejtim do të lëvizë.

Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski deklaroi se grupet e punës punojnë, por ata janë të përqëndruar në zgjedhjet presidenciale.

“Kjo është ende në verzion pune. Mendoj se të gjitha forcat janë të përqëndruara në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, deklaron Mickoski.

Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës për votat e Blerim Rekës, Mickoski thotë se deklarata e Selës është në drejtim të përmirësimit të demokracisë, pra qytetarët janë sovranë të votës.

“Deklarata e tij është në drejtim të përmirësimit të demokracisë, në drejtim të esenciales në demokraci, e kjo është ajo që qytetarët janë sovram të pamposhtur të të drejtës së tyre të votës”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat