Regjim i posaçëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në ditën e vizitës së Papa Françeskut në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në ditën e vizitës së Papa Françeskut në Shkup

Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:35
Komunikacioni

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë vizitës së papës do të ketë rregulla të posaçme komunikacioni për lëvizje me automjete.

Gjithashtu, do të ketë rregulla të posaçme të lëvizjes edhe për këmbësorët në qendër të Shkupit. Ky regjim do të vlej nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, e deri në qendër të kryeqytetit.

Gjatë vizitës së Papa Françeskut, lëvizja në qendër të qytetit, e njohur si Mall ring, nuk do të ndalohet, por qytetarët do të jenë të vëmendshëm sepse do të ketë zonë të sigurisë së lartë.

Kjo do të thotë se në orët 06:00-19:00, më 7 maj, qytetarët duhet t’i kenë me vete dokumentet e identifikimit për të kaluar nëpër kontrolle verifikimi.

Pandaj, të gjithë ata që punojnë në këtë zonë, patjetër me vete të kenë dokumente identifikimi, dhe në punë të nisen më së paku gjysmë ore më herët, që të mos vonohen shkaku i procedurave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat