Siljanovska kërkon nga ata që nuk votuan në rrethin e parë zgjedhor të votojnë në rrethin e dytë

Maqedonia

Siljanovska kërkon nga ata që nuk votuan në rrethin e parë zgjedhor të votojnë në rrethin e dytë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:01
Gordana Siljanovska-Davkova

Kandidatja për kryetar shteti, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, kërkon nga qytetarët që të dalin të votojnë në rrethin e dytë zgjedhor.

Kjo thirrje shkon për ata të cilët në rrethin e parë zgjedhor nuk dolën të votojnë.

Ajo shprehet se në shtëpi ka mund të qëndrojë, por ka vendosur që të angazhohet, dhe se asnjëherë nuk do t’i zhgënjej qytetarët.

“Në shtëpi munda të qëndroj edhe unë, por vendosa që të luftoj. Asnjëherë nuk do t’u zhgënjej, e keni fjalën time! Më 5 maj së bashku të mundohemi për të drejtën dhe drejtësinë dhe ta ndryshojmë Maqedoninë për më mirë”, shprehet Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat