Angellov thërret për pajtim në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve

Maqedonia

Angellov thërret për pajtim në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve

Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:39
Stojançe Angellov

Stojançe Angellov, lider i shoqatës “Dostoinstvo” i ka përkujtuar ushtarët e URM-së të vrarë në luftimet e vitit 2001 në Vejcë të Tetovës, në një pritë të organizuar mirë nga UÇK-ja.

Sipas tij, në këtë luftë humbën të gjithë, humbën të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e më shumë humbën ata që që i humbën më të afërmit e tyre.

“Nga këtu, nga vendi kur më 2001 u vrabë bashkëluftëtarët tanë, shokët tanë, vëllezërit tanë të armëve, bëj thirrje që të mos përsëritet! Asnjëherë të mos përsëritet pasiguria dhe tmerri që e kaluam, ne mbrojtëlsit maqedonas”, shprehet Angellov.

Në këtë ditë të Pashkëve, Angellov bën thirrje për pajtim dhe paqe të përhershme.

“Pajtim mes nesh që luftuam në vitin 2001, pajtim në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe pajtim mes nesh, maqedonasve” theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat