Kryeministri Zaev sot takon presidentin Macron dhe kancelaren Merkel

Maqedonia

Kryeministri Zaev sot takon presidentin Macron dhe kancelaren Merkel

Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:19
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot do të takohet me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të takimeve në konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor që e organizojnë Franca dhe Gjermania.

Kjo do të jetë mundësia më e madhe për Maqedoninë ta bind Macronin se vendi meriton të marrë datë për nisjen e bisedimeve në qershor, përkatësisht gjatë këtij viti.

Franca, Holanda dhe Danimarka janë ndër vendet ku ekziston një koncensus kombëtar se Bashkimi Evropian nuk duhet të zgjerohet me çdo kusht, dhe pikërisht nga për këto arsye është mundësi e shkëlqyer për kryeministrin Zaev.

Më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ishte për vizitë diplomatike në Holandë me çka realizoi disa takime.

Krahas Macron, kryeministri Zaev do të takohet edhe me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat