Komandant Malisheva ka një mesazh për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Komandant Malisheva ka një mesazh për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Më: 29 prill 2019 Në ora: 11:06
Komandant Malisheva

Rrethi i dytë i zgedhjeve presidenciale po afron dhe kandidatët po thirrje për të dalur në votime. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe komandant Malisheva i cili shpreh haptazi ‘drejtësinë’ e VMRO-së që gjithmonë ka qenë selektive.

Ja postimi i plotë i Komandant Malishevës:

Komandant Malisheva

“Mesazh drejtuar popullit Shqiptarë: Të nderuar bashkatdhetarë kam nji mesazh për ju, ky mesazh ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet presidenciale. VMRO-ja si parti shoveniste nuk ka merituar asnjiherë përkrahjen e popullit shqiptar e as votën e Shqiptarve.
Kjo kandidate e VMRO-s Siljanovska që thirret në drejtsin se gjoja paska pas drejtsi në kohën e sundimit të partis së saj në krye me Gruevskin po harron se pikrisht kjo parti ishte bllokuese e proqeseve dhe avancimit të marrveshjes së Ohrit.
VMRO ishte parti kriminale në krye me Gruevskin i cili është në ikje. VMRO ishte partia e rastit Brodec. VMRO ishte parti e djegjes së pronave të shqiptarëve në Gjorgje Petrov. VMRO ishte parti në pushtet e 2001 që luftoj shqiptarët.
VMRO ishte po kjo parti e inskenimit të Monstrës. VMRO ishte parti e inskenimit rastit Alfa. VMRO ishte drejtpërdrejt në orkestrimin dhe zhdukjen e shokve tan tani dëshmorë të kombit. VMEO nuk la të zezë pa ju bo shqiptarve.
Kam nji lutje tek ata votues të cilët dalin me votu VMRO, që mos ta bëjn nji gjë të till mos të votohet krimi e padrejtsia, Siljanovska thirret në drejtsi e drejtsia te ata ka qen tipik selektive, Edhe sot drejtsi nuk ka me neve grupin ton është tregu se ska drejtsi edhe raste tjera rasti Almirit vogël e shumë raste tjera, Shqiptarët në fillim duheshte të votojn kandidatin e tyre Blerim Rekën, e në balotazh Shqiptarët duheshte të bojn nji kompromis me Zaevin të dalin me nji platform të qartë se qfar i duhet popullit Shqiptar e jo symbyllur të thrrasin në votim,
Të nderuar Shqiptar nga dy të keqe zgjidhni atë që është më pak e dëmshme nëse dilni ….!!!
Mbetshi te respektuar e te nderuar”, përfundon Malishva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat