Mickoski: Këto zgjedhje presidenciale përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski: Këto zgjedhje presidenciale përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:12
Hristijan Mickoski

Gjatë vizitës së tij në Kuklish të Strumicës, kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se në këto zgjedhje presidenciale përcaktohet e ardhmja e Republikës së Maqedonisë.

“Për fat të keq situata s’është e mirë, shumë e keqe është, të gjithë ato premtime të parealizuara, pritjet e parealizuara e mërzisin dhe lodhin qytetarin e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë etnike. Nuk flas vetëm për maqedonasit, flas edhe për shqiptarë, edhe për turq, edhe për rimë, vllahë, serbë”, sqaroi Mickoski.

Mickoski tha se në Butel i kanë ardhur bashkëqytetarë shqiptarë nga fshatrat përreth që i kanë treguar se janë të dëshpëruar nga ky pushtet sepse gjithçka që kanë premtuar posaçërisht në zgjedhjet lokale asgjë s’kanë realizuar.

“Mundimi e të gjithëve është e barabartë, të gjithë e ndjejmë të njëjtin mundim që është secilën ditë në Maqedoni dhe e vetmja mënyrë ta ndihmojmë veten është që të fitojmë në këto zgjedhje presidenciale, e më pastaj të fitojmë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare që shumë shpejt do të ndodhin pas zgjedhjeve presidenciale”, theksoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat