Pendarovski për ngjarjet në BFI: Nuk më takon t`i interpetojë vendimet gjyqësore e as të përzihem në punët e brendshme të BFI-së

Maqedonia

Pendarovski për ngjarjet në BFI: Nuk më takon t`i interpetojë vendimet gjyqësore e as të përzihem në punët e brendshme të BFI-së

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:22
Stevo Pendarovski

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA është pyetur në lidhje me ndikimin e mundshëm të ngjarjeve në BFI për raundin e dytë zgjedhor, transmeton Almakos.

Pyetja: A mund të reflektojnë zhvillimet në BFI në pjesëmarrjen e shqiptarëve në raundin e dytë, censusi i papërmbushur dhe dështimi eventual i zgjedhjeve presidenciale?

Stevo Pendarovski: Parimi themelor ose njëri prej parimeve themelore në të cilat është vendosur ky shtet sipas Kushtetutës së vitit 1991, e prej atëherë nuk kemi ndryshuar diçka në këtë pjesë përkundër të gjitha ndryshimeve kushtetuese, është karakteri shekullar i shtetit. Edhe unë si njeri me përkatësi sipas traditës, sipas besimit në një religjion, kur jam në skenën publike politike këtë nuk mund ta theksoj, meqë kjo nuk i intereson qytetarët. Nëse unë nesër janë president i të gjithëve, unë ndjenjat e mia religjioze i lë në shtëpi, meqë besoj thellësisht se religjioni është fushë intime e çdo qenie njerëzore dhe nuk duhet ta përziejmë me fushën politike. Ngjarjet në BFI sado që tingëllojnë keq kur i shikoni në televizion, megjithatë ky nuk është konflikt i lehtë dhe në përgjithësi situatat në këtë bashkësi. Mirëpo, unë do të doja t’i përkufizojmë gjërat – veprimin e organeve shtetërore dhe veprimin e institucioneve dhe organeve përkatëse fetare në kuadër të asaj bashkësie fetare. Edhe në pjesën e veprimit të organeve shtetërore do të doja që të përjashtohem tërësisht nga komentimi i asaj që është vendim gjyqësor, i mirë ose i keq, meqë si politikan aktual ose si një kandidat për president të shtetit nuk më ngjan fare të komentoj vendim gjyqësor, nëse është i drejtë ose i padrejtë. Të përsëris, nuk ekziston e as që do të ekzistojë, jo vetëm prej meje, por as prej njerëzve që janë rreth meje, tentim për intervenim në sistemin gjyqësor jo vetëm në këtë punë, në cilindo kontest në të cilin ju do të diktoni aktgjykim kundër oponentin tuaj politik ose do të diktoni aktgjykim nëse jeni të prekur në bazë të ndonjë linje fetare, nëse jeni pjesëtar i një bashkësie, ndërsa jeni funksionar politik, ndaj tani do t’i lajmëroheni me telefon gjykatës do t’i thoni nuk e di myslimanët kanë tepër të drejta ndaj merrni një vendim të këtillë ose në drejtim të kundërt. Mendoj se kjo nuk guxon të ndodhë, e për fat të keq, ka ndodhur më parë. Dua të apeloj për ndarje të plotë, reale mes religjionit dhe shtetit, pa marrë parasysh se për cilin religjion bëhet fjalë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të bërë shtet evropian. Bashkësitë religjioze, për të cilat gjithashtu ekziston ligji dhe për të cilat gjithashtu ekziston gjykata që e interpreton atë ligj, janë pjesë e ndarë e strukturave shtetërore. Nuk kam ndërmend të interpretoj se çfarë ka thënë reisi, çfarë kanë thënë kundërshtarët e tij si politikan, kjo është pjesa shekullare e shtetit. As nuk kam ndërmend të interpretoj vendim gjyqësor, e lëre më të jetë në nivelin përfundimtar, e sa e kuptova ky është në nivelin e parë. Nuk më ngjan dhe nuk i ngjan asnjërit prej politikanëve të komentojë dhe të thotë se kjo që po ndodh në BFI është mirë apo keq. Kjo u takon besimtarëve në këtë bashkësi fetare, organeve dhe trupave në atë bashkësi fetare, e këtë që e bën gjykata në raport me situatat e brendshme në BFI duhet të mbetet punë e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat