Pashkët dhe 1 maji mbushën Dojranin me turistë

Maqedonia

Pashkët dhe 1 maji mbushën Dojranin me turistë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:41
Dojrani

Fundjava e vazhduar dhe festa e 1 majit e mbushën qytetin e Dojranit me mysafirë nga vendit, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov, sot konfirmoi se disponimi i kapaciteteve akomoduese në Dojran janë thuajse të mbushura dhe se ka ndjesi se Dojrani mbushet me mysafirë, kryesisht të rinj, që do vazhdojnë qëndrimin në Dojran edhe gjatë 1 majit.

“I pranuam në gatishmëri të gjithë turistët që nga viti në vit kthehet në numër më të madh. Motin e mirë e shfrytëzojnë për shëtitje në breg, disa prej tyre për rrezitje, ndërsa restorantet dhe kafiteritë po kujdesen për mytesarifët t’u organizojnë evenimente të ndryshme në plazh”, tha Angov.

Sipas tij, nëse merret parasysh kjo fundjavë e vazhduar, këtë vit sezoni veror do në Liqenin e Dojranit do të jetë më i mirë se viti i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat