Festat, mbi 70 mijë qytetarë kanë udhëtuar jashtë shtetit

Maqedonia

Festat, mbi 70 mijë qytetarë kanë udhëtuar jashtë shtetit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:32

70,439 qytetarë kanë dalë jashtë vendit gjatë tre ditëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dalje më të madhe ka pasur në pikën kufitare në Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë, respektivisht 18106, 11050 dhe 10330. Më pak kalime ka pasur në pikën kufitare Pelince, konkretisht 288. Edhe pse  ditët e fundit i lamë pas shiun dhe vranësirat dhe gjithçka dukej e lulëzuar, nga agjencitë turistikë  thonë se pavarësisht kësaj shumica e qytetarëve këto ditë kanë preferuar t’i kalojnë në vendet Evropiane, ndërsa  një pjesë kanë preferuar Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë.

Është Evropa, shtete si Zvicra, Gjermania, për këto vende ka pasur më shumë interesim nga qytetarët e Shkupit. Ka pasur edhe për Turqi, Greqi, por më shumë kanë qenë për në Evropë. Më shumë rezervime ka pasur prej më herët”-tha  Endrim Hasani, punonjës turistik. 

Kjo shifër e qytetarëve që festat kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit pritet të rritet edhe më shumë në prag të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat