MPB sqaron rastin e vendosjes së flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, janë ndaluar dy persona

Maqedonia

MPB sqaron rastin e vendosjes së flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit, janë ndaluar dy persona

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:19
Flamuri kombëtar në Kalanë e Ohrit

Pas rastit të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër, MPB ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj.

MPB e Maqedonisë së Veriut thekson se flamuri shqiptar është vendosur nga persona të cilët janë paraqitur si anëtarë të një grupi folklorik, ndërsa shtojnë se përfaqësuesit e Ministrisë kanë dalur menjëherë në terren dhe e kanë larguar flamurin.

Nga MPB thonë se dy persona janë ftuar në stacionin policor dhe po punojnë për të zbardhur deri në fund këtë rast.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme një flamur i madh kombëtar u vendos në pjesën lindore të Kalasë së Ohrit, menjëherë pas shtizës ku është i vendosur flamuri maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat