Delegacioni i Maqedonisë së Veriut takon Merkelin në Berlin

Maqedonia

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut takon Merkelin në Berlin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:56
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut takon Merkelin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, po merr pjesë në Samitin e Berlinit, ka realizuar takim me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Siç njoftojnë nga Qeveri, në këtë takim është diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe theks i veçantë është vendosur për Marrëveshjen e Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në takim është përshëndetur edhe rrethi i parë i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale dhe u theksua se ekzistojnë kushte që të arrihet censusi në rrethin e dytë”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se Zaev dhe Mogherini janë pajtuar se për stabilitetin e rajonit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është e nevojshme që vendi të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat