Maqedoni, një në pesë qytetarë është i mbytur në borxhe

Maqedonia

Maqedoni, një në pesë qytetarë është i mbytur në borxhe

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:50
Ilustrim

Anketa mbi gjendjen financiare, e kryer mbi një kampion prej 1210 familjesh në Maqedoninë e Veriut, vëren se në fund të vitit 2018, pjesa dërrmuese e familjeve kanë marre hua për të ngritur një biznes, ndërkohë 27 për qind e tyre janë në borxh për blerje prone dhe 9 për qind e familjeve deklarojnë se kanë marrë hua për konsum.

Sipas hulumtimit të agjencisë evropiane të statistikave EUROSTAT, pjesa më e madhe e familjeve në Maqedoninë e Veriut kanë borxhet në banka, duke zbutur disi fenomenin shqetësues të njohur në ekonominë vendore, huamarrjen informale.

Në këtë anketim, për periudhën korrik-dhjetor 2018, 1 në 5 qytetarë apo 30 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë borxhe nga burime joformale, ndërkohë që 70 për qind e tyre i janë drejtuar bankave për hua. Po ashtu, anketa tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë kësaj periudhe. Rritja e të ardhurave ka qenë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve, raporton Koha.

Ndërsa, për gjysmën e parë të këtij viti, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 80 për qind e tyre) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Pagat që nuk lëvizin prej vitesh, ndërsa është shtrenjtuar jetesa, ka bërë që pothuajse 90 për qind e të anketuarve të shprehen se kanë probleme me shlyerjen e borxhit në banka, ndërsa barrë shtesë janë edhe kamatat e larta.

Anketa e gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, nga të cilat 74 për qind jetojnë në zonat urbane dhe 26% në zonat rurale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat