Han: BE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Han: BE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:53
Johanes Han

Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han shprehi bindjen se Komisioni Evropian nga fundi i majit do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Në një intervistë për “Handelsblat”, Han thotë se rekomandimi do të miratohet në bazë të kritereve të dakorduara bashkërisht nga ana e vendeve të BE-së. Vendimi pastaj do t’u dorëzohet vetë anëtareve.

Han potencon se Shkupi dhe Tirana e meritojnë hapjen e negociatave, që u shty në qershor të vitit të kaluar.

“Marrëveshja historike për t’i dhënë fund kontestit me emrin me Greqinë dhe marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë janë sinjal inkurajues për mbarë rajonin se janë të mundura zgjidhje për kontestet afatgjate. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka arritur progres të mirë kur bëhet fjalë për reformat e brendshme. Vendi meriton dritë të gjelbër për fillimin e negociatave inkuadruese sa është e mundur më herët – para pushimit veror”, deklaroi Han.

Sa i përket Shqipërisë, komisari Han beson se vendi, gjithashtu, meriton fillimin e negociatave për shkak reformave të brendshme, përveç reformës në gjyqësor, por se duhet të ballafaqohet me problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mosnjohja e progresit të arritur objektiv do të kishte pasoja dramatike për vendet kandidate dhe tërë rajonin… Çfarë motivimi do të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor që të zbatojnë reforma të rënda apo t’i zgjidhin kontestet bilaterale, si ai mes Serbisë dhe Kosovës, nëse nuk mund të bëjnë hapa të mëtutjeshëm në rrugën drejtë BE-së”, potencon Han në intervistën për “Handelsblat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat